Shërbime Kontabiliteti

ABT siguron mbajtjen e librave kontabël, përgatitjen në kohë dhe me profesionalizëm të bilanceve dhe pasqyrave të tjera financiare.

Ne mundësojmë zhvillimin normal të sistemit tuaj financiar. Ju do të keni në çdo kohë të dhëna dhe informacione të përditësuara mbi biznesin tuaj.

Ne ju mbajmë të informuar që Ju të ndërmerreni vendimet financiare dhe bëni planifikimet më të mira. ABT ju ofron të dhënat e domosdoshme për komunikimin dhe bashkëpunimin tuaj me operatorë jashtë kompanisë si: bankat, investitorët, furnitorët, etj, si dhe të dhëna për nivelet e ndryshme të drejtimit brenda kompanisë dhe projektet tuaja.