Konsulencë Financiare

ABT ofron shërbime për të gjitha nivelet e bizneseve por edhe individëve. Çdokush që ndërmerr iniciativën për te çelur një biznes të ri apo dëshiron të jetë i sigurt për mbarëvajtjen e aktivitetit të tij ekzistues  është i mirëpritur te konsultohet me ekspertet tanë.

ABT ofron asistencë në lidhje me procedurat e krijimit te kompanisë, ligjet në fuqi, mënyrën e financimit duke përzgjedhur formën më të përshtatshme të kreditimit dhe duke i ofruar klientëve të saj raporte financiare të cilat do te bëjnë më të lehtë vendimmarrjen.