ABT ofron shërbime për të gjitha nivelet e bizneseve por edhe individëve. Çdokush që ndërmerr iniciativën për te çelur një biznes të ri apo dëshiron të jetë i sigurt për mbarëvajtjen e aktivitetit të tij ekzistues është i mirëpritur te konsultohet me ekspertet tanë.
ABT ofron asistencë në lidhje me procedurat e krijimit te kompanisë, ligjet në fuqi, mënyrën e financimit duke përzgjedhur formën më të përshtatshme të kreditimit dhe duke i ofruar klientëve të saj raporte financiare të cilat do te bëjnë më të lehtë vendimmarrjen.
Ju duhet të operoni me një numër zyrash si: Zyra e Punës, Inspektoriati i Punës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, etj, për deklarime dhe detyrimet lidhur me punonjësit tuaj.
Marrëdhënia me një numër të madh institucionesh është e vështirë, kërkon kohë dhe angazhim personeli shtesë.
Pse të penalizoheni nga moskoordinimi në kohë me gjithë këto zyra? ABT ofron shërbim të specializuar, të koordinuar, si dhe kryen deklarimet on-line për punonjësit pranë Drejtorisë së Tatimeve.
Pavarësisht nga madhësia e biznesit tuaj, biznes i vogël apo biznes i madh, ne Ju mbajmë të informuar për këstet e Tatim Fitimit që duhet të paguani pranë organeve Tatimore.
ABT përgatit librat e blerjeve, të shitjeve dhe deklarimin on-line të tyre çdo muaj pranë organeve Tatimore. Plotësojmë Urdhër Pagesat Elektronike të TVSH-së dhe Ju informojmë për TVSH-në që duhet të paguani çdo muaj
Me ABT, Ju do të keni nën kontroll të vazhdueshëm biznesin tuaj. Nuk do të keni të papritura për taksat, tatimet dhe detyrime të tjera.
Të ardhurat nga aktiviteti ekonomik i biznesit janë shumë të rëndësishme, por manaxhimi i tyre është akoma edhe më i rëndësishëm. ABT manaxhon fluksin e parasë në kompaninë tuaj duke ju sugjeruar politika të reja në lidhje me kreditimin e klientëve tuaj, afatet e likuidimit të furnitorëve dhe mënyrën e pagesës së investimeve të reja.
Investitorët apo drejtuesit e kompanive nuk kanë kohën apo njohuritë e mjaftueshme për të kontrolluar proçedurat që ndjekin departamentet e kompanisë apo vërtetësinë dhe saktësinë e tyre. ABT si një palë e tretë mund të kryej auditim pranë kompanisë tuaj në mënyrë të vazhdueshme apo sipas kërkesës dhe të përpilojë një raport me konstatimet dhe sugjerimet e saj.
Plani i biznesit bazohet në idenë tuaj fillestare për një biznes të ri dhe zhvillohet duke analizuar të gjithë faktorët që ndikojnë në suksesin e tij. ABT studjon tregun në tërësi, produktin apo shërbimin që ju dëshironi të ofroni, konkurencën, risqet, mënyrën e financimit etj, duke ju sugjeruar hapat që duhet të ndiqni drejt një suksesi të sigurt.
Keni një ide biznesi dhe dëshironi të dini nëse ajo ka mundësi të jetë e suksesshme? Nuk ka ndonjë ndryshim është produkt apo shërbim. Një studim fizibiliteti ju siguron nëse ideja juaj ia vlen të realizohet. ABT përgatit studime fizibiliteti si për bizneset e sapo krijuara ashtu edhe për kompanitë që kërkojnë produkte ose shërbime të reja.
ABT kontribuon në manaxhimin e biznesit tuaj ditë pas dite, duke krijuar raporte të cilat do të bëjnë të kontrollueshme mbarëvajtjen e aktivitetit.
ABT ofron kombinimin e objektivave të punonjësve me planet e kompanisë dhe krijimi i raporteve manaxheriale të cilat bëjnë të matshme dhe të krahasueshme punën e të gjithë personelit.