Të dhënat për inflacionin, INSTAT: Rriten shpenzimet për arsim

10 Shkurt 2016 – Duke publikuar të dhënat për inflacionin në muajin Janar të këtij viti INSTAT theksoi se rritja më e madhe e çmimeve shënohet në zërin e arsimimit, gjë që i dedikohet frekuentimit të arsimit privat.

Ndërkohë që në mallrat e shportës, nuk janë më ushqimet që zënë zërin më të madh të shpenzimeve, duke u zëvendësuar nga shkollimi dhe shërbimi shëndetësor.

Inflacioni vjetor për muajin Janar shënoi 1,5 përqind, duke qëndruar larg objektivit të Bankes së Shqipërisë që ka një inflacion të shënjestruar prej rreth 3%.

Sipas Institutit të Statistikave krahasuar me muajin Janar e 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 4,8 % pasuar nga grupi, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,3 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3 %.

Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin Veshje e këpucë me -3,7 %, pasuar Transport me -2,5 %, dhe shëndeti me -1,6 %.

Në të njëjtën ditë INSTAT njoftoi se ka ndryshuar shportën e mallrave të konsumit, e cila shërben si bazë për matjen e inflacionit. Kështu pesha ushqimeve në shpenzimet e familjeve ka rënë në 2015 krahasuar me 2007, por ndërkohë zgjerimi i disa tregjeve si ai i arsimit privat apo i shëndetësisë kanë rënduar xhepat e familjeve shqiptare.

Sipas INSTAT në shportë janë futur 66 artikuj të rinj dhe hequr 6 të tjerë, pesha e cila është rishpërndarë po brenda shportës.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A