Të ardhurat mbi 2 mln në vit, sot afati i fundit i deklarimit

30 Prill 2015 – Për të gjithë qytetarët që përfitojnë mbi 2 milionë lekë në vit, sot është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave. Ligji i tatimit mbi të ardhurat përcakton 30 Prillin si afatin e fundit për dorëzimin e deklaratave nga ana e këtyre subjekteve që tatohen me 15%. “Dorëzimi i deklaratës individuale vjetore bëhet jo më vonë se data 30 Prill e vitit që pason periudhën tatimore për të cilën bëhet deklarimi. Përjashtimisht, nga ky afat vetëm për vitin tatimor 2011, deklarata dorëzohet deri në datën 30 shtator 2012.”, përcakton Ligji i tatimit mbi të ardhurat.

(Shqiptarja.com)

Gjirofarm SH.A