Tatimet: Njoftim mbi listëpagesat për biznesin e vogël

12 Janar 2015 – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se sistemi i ri i tatimeve nga Dhjetor 2014 e në vazhdim, do të gjenerojë një urdhër pagesë për çdo listëpagesë që biznesi do të dorëzojë, domethënë ndryshe nga sistemi i vjetër për biznesin e vogël, nuk do të gjenerohet urdhërpagesa 3 mujore.

“Përsa i përket muajit Tetor dhe Nëntor 2014 sistemi do të gjenerojë një urdhërpagesë (FDP) për të dy muajt. Gjenerimi i urdhërpagesës nga sistemi do të jetë i mundshëm brenda afateve të caktuara”, sqaron Drejtoria e Tatimeve ne njoftimin zyrtar.

Më poshtë shpjegohen hapat që do të ndiqen për dorëzimin e listëpagesës për biznesin e vogël:

1. Logimi në sistem me kredencialet :

Username: NIPT
Password: ********** (të paktën 8 karaktere,të përmbaj   të  paktën një numër dhe një gërm të madhe kapitale dhe jo kapitale)

2.Në ndërfaqen kryesore klikojmë në menunë Listëpagesat. Në qoftë se nuk ka për të plotësuar një ESIG 027 për Tetor 2014, klikojmë te nënmenuja e Listpagesave  ESIG025.

3. Në nderfaqen e shfaqur klikojmë mbi butonin : “Krijo Listëpagesën e ardhshme që mungon”

Kushti: Nuk mund të krijoni një listëpagese të re në qoftë se nuk keni dorëzuar listëpagesat tjera të mëparshme.

4. Sistemi automatikishit gjeneron listëpagesën e muajt Tetor 2014 (1410). Pasi të plotësoni listëpagesën (Emri dhe mbiemri I deklaruesit është fushë e detyrueshme) ju mund ta ruani për ta rishikuar më vonë duke klikuar në butonin ” Ruaj per rishikim” ose mund ta dorëzoni duke klikuar në butonin ” Dorëzo”

5. Në qoftë se klikojmë në butonin dorëzo, listëpagesa 1410 është dorëzuar dhe do te shfaqet në nënmenune “Listëpagesat të dorëzuar”

6. Pasi dorëzojmë listëpagesën e Tetor 2014, duhet të plotësojmë listëpagesën nëntor 2014 (1411). Pasi të plotësoni listëpagesën (Emri dhe mbiemri I deklaruesit është fushë e detyrueshme) ju mund ta ruani për ta rishikuar më vonë duke klikuar në butonin ” Ruaj per rishikim” ose mund ta dorëzoni duke klikuar në butonin ” Dorëzo”.

7. Në qoftë se klikojmë në butonin dorëzo, listepagesa 1411 është dorëzuar dhe do të shfaqet në nënmenune “Listëpagesat të dorëzuar”

8. Në nënmenune listëpagesa të dorëzuara do të shfaqen listëpagesat që ju do keni dorëzuar si dhe butoni krijo FDP. Automatikisht do të krijohen 2 FDP, një për sigurimet shoqërore dhe shendetësore e Tetor dhe Nëntor 2014 dhe një për TAP për periudhën Tetor dhe Nëntor 2014.

Pasi klikoni butonin sistemi automatikisht do tju gjenerojë FDP përkatëse të cilën ju do të plotësoni manualisht për periudhat Tetor dhe Nëntor 2014 ne fushat përkatëse me vlerat përkatëse të ketyre muajve.

Pasi të plotesohen duhet të klikosh në butonin dorëzo, për të dyja FDP. Mbas dorëzimit të tyre printohet një urdhërpagesë për sigurime shoqërore dhe shëndetësore për periudhen Tetor dhe Nëntor 2014 dhe një urdhërpagesë për TAP për periudhën tetor , nëntor 2014, nqs ka.

9. Në ndërfaqen e Listëpagesave të Padorëzuara, klikojmë mbi butonin : ” Krijo Listëpagesën e ardhshme që mungon”

10. Sistemi automatikishit gjeneron listëpagesën e muajit Dhjetor 2014 (1412). Pasi të plotësoni listëpagesën (Emri dhe mbiemri I deklaruesit është fushë e detyrueshme) ju mund ta ruani për ta rishikuar më vonë duke klikuar në butonin ” Ruaj per rishikim” ose mund ta dorëzoni duke klikuar në butonin ” Dorëzo”.

11. Në qoftë se klikojmë në butonin dorëzo, listëpagesa 1412 është dorëzuar dhe do të shfaqet në nënmenunë “Listëpagesat të dorëzuar”. Gjithashtu, në këtë ndërfaqe do të shfaqet butoni Printo Urdhërpagesë, ku do të mund të printohet urdhërpagesa për Dhjetor 2014.

12. Pas ndjekjes së këtyre hapave. Për periudhat në vazhdim, pas Dhjetorit 2014 do t’ju duhet vetëm të gjeneroni Listepagesat pasi nuk do të ketë më në përdorim FDP për Sigurimet Shoqërore e Shëndetsore si dhe për Tatimin mbi te Ardhurat nga Punësimi. Keto FDP tashmë I zevëndëson vetëm Listëpagesat mujore. Për cdo muaj do të duhet të gjeneroni, plotësoni dhe dorëzoni Listepagesat, të cilat respektivisht për cdo muaj do të duhet ti printoni Urdhërpagesat. Urdhërpagesat paguhen vetëm në Banka të nivelit të dytë dhe jo në zyrat e shërbimit postar deri në një lajmërim të dytë.

Gjirofarm SH.A