Tatimet, deri më 27 Janar afati për deklarimet e Dhjetorit

17 Janar 2015 – Bizneset do të kenë kohë të deklarojnë e njëkohësisht paguajnë sigurimet e punonjësve dhe tatimin mbi të ardhurat për muajin Dhjetor deri në datën 27 Janar.

Drejtoria e Tatimeve njoftoi se afati për këto dy zëra taksash u shty pas problemeve me sistemin e ri elektronik të deklarimit, i cili për disa ditë ka qenë i mbyllur duke mos lejuar ndërmarrjet të deklarojnë e paguajnë në kohë detyrimet e tyre tatimore.

Sipas tatimeve deri në datën 27 janar për këto dy zëra detyrimesh nuk do të aplikohet asnjë gjobë, ndërsa për deklarimet dhe pagesat e detyrimeve të tjera tatimore që lidhen me TVSH-në, Tatimin mbi të ardhurat në burim, apo ato nacionale, afati do të jetë data 22 janar.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A