Tatimet: 30 Dhjetor-4 Janar sistemi i deklarimit online jashtë funksionit

26 Dhjetor 2014 – Sistemi i deklarimit elektronik të detyrimeve tatimore do të rifillojë funksionimin në datë 5 Janar 2015. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se gjatë periudhës 30 Dhjetor 2014 deri në 4 Janar 2015, ora 24.00, faqja e internetit të Administratës Tatimore nuk do të jetë e vlefshme për t’ju mundësuar deklarimin elektronik të  detyrimeve tatimore.

Sipas njoftimit arsyeja eshte se tashmë drejtoria eshte në fazën përmbyllëse të vënies në funksionim të sistemit të ri informatik tatimor, një modul shumë i rëndësishëm i të cilit është edhe moduli i deklarimit elektronik E-Filing.

Gjirofarm SH.A