Spitalla në Durrës shpallet “Zonë e lirë ekonomike”

5 Mars 2015 – Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e djeshme të shpallë “Zonë të lirë ekonomike” zonën numër dy në Spitallë të Durrësit.

Miratimi i kësaj zone si “Zonë të lirë” është bërë me propozimin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Zona do të shfrytëzohet për veprimtari prodhuese, përpunimi dhe agropërpunimi, veprimtari tregtare e import-eksport, shërbime dhe magazinim mallrash si dhe veprimtari ndihmëse për biznesin.

Në bazë të këtij vendimi, që hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, të gjitha bizneset që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë do të përfitojnë lehtësi nga taksat sipas ligjit për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A