14 Janar 2015 – Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, në një takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë është fokusuar te lehtësira e procedurave që sipërmarrësit do përfitojnë nëpër dogana dhe kudo kryejnë procedura pune në sajë të Kodit të ri Doganor.
“Kontakti me doganën bëhet në mënyrë elektronike duke shmangur kontaktin e bizneseve me doganierët”, tha Spiropali. Gjatë fjalës së saj ajo shpjegoi edhe përzgjedhjen për kontrollet në dogana, ku sipas saj në sistemin elektronik ndahen në kanale të ndryshme.
“Kanali i verdhë për kontroll normal, kanali kuq, ku përzgjidhen vetëm 10 .9% e deklaratave që vijnë përzgjidhen për t’u kontrolluar fizikisht në doganë.”- u shpreh Elisa Spiropali teksa bëri me dije se në 26 Janar do të bëhet edhe prezantimi i kanalit jeshil të përzgjedhjes në sistemin elektronik.
(Shqiptarja.com)