Sigurimet shoqërore për fermerët, fluks pagesash në Shkodër

18 Nëntor 2014 – Fermerët kanë nisur t`i përgjigjen thirrjes për të përfituar nga falja e kamatvonesave që u jep atyre mundësi të sigurohen për efekt të pensionit.

Në zyrat e sigurimeve shoqërore në qarkun e Shkodrës ka një rritje të numrit të fermerëve që aplikojnë. Një nga zonat me kërkesat më të larta të fermerëve që duan të sigurohen është komuna e Bushatit që është dhe një ndër komunat më të mëdha në vend.

Sipas inspektores së sigurimeve shoqërore të zonës mësohet se ka nje fluks nga banorët për të bërë pagesat dhe se janë të paktën 20 persona në ditë që aplikojnë për të shlyer sigurimet e prapambetura.

Fermerët që po paguajnë pagesat për sigurimet për efekt pensioni thonë se kjo është një mundësi e mirë për ta në menyrë që të sigurojnë me vonë edhe një pension më dinjitoz.

Në cdo komunë të rrethit është ngritur një zyrë me inspektorët në terren ku fermerët kanë mundësi të marrin informacion dhe të kryejnë aplikimet përkatëse.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A