Shqipëri-Mal i Zi, projekte të përbashkëta në samitin për Ballkanin

24 Shkurt 2015 – Tërheqja e investimeve me projekte të përbashkëta rajonale është qëllimi i Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Tre vendet po bashkëpunojnë që në samitin për Ballkanin që do të mbahet në Gusht në Vjenë të kenë një listë me projekte në infratsrukturë, energjitikë, etj.

Pas takimit të disa javëve më parë me zëvendës kryeministren serbe Zorana Milajloviç, ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj bisedoi këtë të hënë në Tiranë me homologun malazez, Vladimir Kavariç.

“Dy vendet tona, me konsumatorë 2 apo 3 milionë, të fragmentuara e kanë të vështirë t’ia dalin. Por me një treg të hapur qoftë për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave apo kapitaleve, ne mund të kemi një ofertë interesante për investitorë strategjikë”, deklaroi Ahmetaj në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ndërsa ministri malazez listoi disa prej projekteve më të rëndësishme, si autostrada Adriatiko-Joniane, lidhjet hekurudhore mes vendeve dhe projektin e gazfikimit Tap.

Nga ana tjetër, Ahmetaj shtoi se do të ftohen edhe shtetet e tjera si Maqedonia, Kosova apo Bosnja që të jenë pjesë e projekteve rajonale.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A