Shkarkoni nga celulari juaj aplikacionin “Paga ime”

24 Prill 2015 – ABT mundësoi për të gjithë punëdhënësit dhe punëmarrësit aplikacionin më të ri “Paga ime” i cili tashmë mund të shkarkohet falas nga celulari juaj. Ky aplikacion kthen pagën Neto në Bruto dhe anasjelltas, llogarit vlerën e tatimit , kontributet shëndetësore dhe kontributet shoqërore për të dy kategoritë, punëdhënës dhe punëmarrës.

Ekspertët e ABT azhornojnë në kohë reale të gjitha ndryshimetnë ligj mbi pagat në Shqipëri dhe ju ofrojnë informacionin e saktë nëpërmjet tëkëtij aplikacioni.

“Paga ime” është një aplikacion i cili duhet të jetë patjetër në celularin tuaj. Shkarkoje tani nga “Google play” apo “App store” dhe mëso gjithçka.

Gjirofarm SH.A