Rritet me 1.6 % numri i punëkërkuesve në zyrat e punësimit

14 Tetor 2014 – Numri i personave të regjistruar si punëkërkues të papunë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014 është 144.131, duke shenuar nje rritje me 1.6 % ose 2.281 persona, ne krahasim me tremujorin e dyte te vitit 2013, dhe me rritje prej 0.4 % ne krahasim me tremujorin e pare te vitit 2014. Këto janë të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave në Shqiperi mbi numrin e punëkërkuesve të cilët janë rregjistruar në zyrën e punësimit të qyteteve përkatëse. Sipas këtij institucioni qarqet e Tiranës, Shkodrës, Fierit dhe Elbasanit kanë numrin më të madh të punëkërkuesve të papunë të regjistruar.

Sipas buletinit statistikor per tremujorin e dyte te vitit, 5,2 % e punëkërkuesve të papunë të regjistruar përfituan pagesë papunësie. Të papunë në pagesë papunësie janë konsideruar personat e regjistruar si punëkërkues të papunë të cilët trajtohen me të ardhura gjatë periudhës së parë të papunësisë mbështetur në programin e trajtimit me pagesë papunësie. Programi bazohet në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Mbi Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

Në qarkun e Tiranës përfituesit e pagesës së papunësisë përbëjnë 9,8% të punëkërkuesve të papunë të regjistruar të këtij qarku. Në qarkun e Dibrës kjo kategori përbën 7% të punëkërkuesve të papunë të regjistruar.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë të vitit 2014 numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar që përfitojnë pagesë papunësie është rritur me 426 persona.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit pararendës, numri I punëkërkuesve të papunë që përfitojnë pagesë papunësie ka rënë me 268 persona.

Shkalla e papunësisë së regjistruar për tremujorin e dytë 2014 është 13,4%, duke shënuar rënie prej 1,5 % krahasuar me tremujorin e dytë 2013 dhe rënie prej 3,6 % krahasuar me tremujorin e parë 2014.

Instituti I Statistikave sqaron se të dhënat për punëkërkuesit e papunë të regjistruar bazohen në informacionin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

(INSTAT)

Gjirofarm SH.A