Rritet defiçiti tregtar në muajin Gusht

29 Shtator 2014 – INSTAT ka publikuar sot të dhënat për Tregtinë e Jashtme gjatë muajit Gusht. Sipas ketij raporti, defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 mld lekë, duke shënuar një rritje me 7,1 % krahasuar me Gusht 2013 dhe 7.2 % në krahasim me Korrik 2014.

“Në muajin Gusht eksporti i mallrave arriti vlerën 19 mld lekë, duke u rritur me 2,3 % në krahasim me Gusht 2013 dhe duke u ulur me 18,9 % në krahasim me Korrik 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 34,0 %, “Tekstile dhe këpucë” me 23,6 % dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 20,6 %. Rënie më të madhe vjetore pati eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 15,5 %”, thuhet ne raportin e Institutit të Statistikave në Shqipëri.

Ndërkohë në lidhje me importin INSTAT raporton se në muajin Gusht 2014 importi i mallrave arriti vlerën 45 mld lekë, duke u rritur me 5,1 % në krahasim me te njejtin muaj te nje viti me pare dhe duke u ulur me 5,5 % në krahasim me Korrik 2014. “Rritje më të madhe vjetore ka patur në importet e grupeve: “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 29,9 %, “Tekstile dhe këpucë” me 12,8 % dhe “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 12,5 %. Rënie më të madhe vjetore pati importi I grupit “Prodhime druri dhe letre”me 13,5 %. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 mld lekë, duke shënuar një rritje me 7,1 % krahasuar me Gusht 2013 dhe 7.2 % në krahasim me Korrik 2014”, deklaron INSTAT.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 64,2 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (29,5 %), Greqia (9,3 %), Kina (6,7 %) dhe Gjermania (6,7 %).

(INSTAT)

Gjirofarm SH.A