Rivihet në punë skaneri i kontenjerëve në Doganën e Portit të Durrësit

14 Janar 2015 – Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se tashmë skaneri që ndodhet në sheshin e Kontenjerëve në Doganën e Portit të Durrësit është riparuar dhe rivene ne pune. Ky skaner qëndronte jashtë funksionit që nga viti 2012, duke ndikuar në punën e përditshme mes doganës dhe operatorëve ekonomikë.

Në njoftimin zyrtar të institucionit sqarohet se riparimi i ketij skaneri kushtoi  5,444,320 (pesë milion e katërqind e dyzetë e katër mijë e treqind e njëzetë) lekë pa Tvsh.

Me skanerin e riparuar dhe funksional tashmë në Doganën e Portit të Durrësit do të rritet shpejtësia me të cilën kontrollohen dhe përpunohen kontenjerët, duke i dhënë biznesit me shumë lehtësi dhe shpejtësi, ndërsa nga ana tjetër dogana kryen kontrolle më efikase, më të shpejta dhe të sigurta.

Gjirofarm SH.A