Raportimi financiar, MF: Ndryshon ligji i auditimit

16 Nëntor 2015 – Ministria e Financave do të paraqesë së shpejti për miratim rishikimin e ligjit për auditin, që ka të bëjë me raportimin financiar të shoqërive. Ky ndryshim është pjesë e reformës së ndërmarrë nga kjo ministri për përmirësimin e këtij raportimi.

Sipas kësaj ministrie këto ndryshime synojnë përmirësimin e cilësisë së legjislacionit, përmirësimin dhe forcimin e rolit të mbikëqyrjes së profesionit, qartësimin e terminologjive përkatëse ku janë hasur problematika, me synim unifikimin dhe përmirësimin e zbatueshmërisë si dhe ndryshime operacionale në interes të organeve përgjegjëse kyçe.

Këto ndryshime bëhen në kuadër të sigurimit të pasqyrave financiare transparente dhe të besueshme.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A