20 Janar 2015 – Pavarësisht krizës ekonomike botërore, Shqipëria mundi t’i përballojë me sukses të gjitha sfidat e 2014 dhe të shënojë një rritje ekonomike prej 2.1%.
Banka Botërore ka prezantuar raportin e rregullt ekonomik për Evropën Juglindore, ku theksohet se Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë në Rajon. Sipas raportit të Bankës Botërore për vitin 2015 rritja ekonomike parashikohet të jetë 3 %.
Por cilat janë faktorët që kanë ndikuar në këtë rritje sipas BB? Sipas raportit të lexuar nga përfaqësuesja e Bankës Botërore Linda Shijaku, vlerësohet si shumë të rëndësishëm punën e qeverisë në disa reforma.
“Pavarësisht luhatjeve dhe goditjeve në tremujore të ndryshme, pavarësisht dhe një mjedis i jashtëm jo i sigurt rritja ka ardhur nga konsumi i brendshëm dhe investimet. Rritja ka ardhur si pasojë e likuiditetit dhe pagesat e prapambetura. Kreditimi është rigjallëruar, megjithëse normat kanë qenë të ulëta. Kjo tendencë për rritjen ekonomike vazhdon të jetë më e fortë. Kjo varet dhe nga sjellë e shumë faktorëve”, deklaroi Shijaku .
Gjatë 2014, BB vlerëson se ekonomia shqiptare ka pasur një performancë të mirë dhe ekonomia shqiptare e ka kapur një pikë kthese.
“Klima e biznesit është përmirësuar ndjeshëm. Siguria energjetike, reforma që ka filluar është shumë e rëndësishme ul barrën fiskale që ka pasur ky sektor. Ky sektor ka qenë një nga gjerat që Shqipëria ka çaluar deri tani. Kthimi në stabilitet financiar është shumë i rëndësishëm”,tha përfaqësuesja e Bankës Botërore.
Sipas raportit një tjetër pikë është dhe përmirësimi i qeverisjes si dhe rritja e transparencës, llogaridhënies së institucioneve publike.
Ellen Goldstein, drejtore e Bankës Botërore për Europën Juglindore theksoi se mbështet reformnën e nisur nga qeveria për sektorin e energjisë.
(Shqiptarja.com)