Rama investitorëve të huaj: Ja avantazhet e investimit në Shqipëri

7 Korrik 2015 – Kryeministri Edi Rama deklaroi vendosmërinë e Qeverisë që drejton për të vazhduar me reformat dhe plotësuar gjithë kuadrin ligjor të nevojshëm për të siguruar një klimë sa më miqësore për biznesin.

Turizmi është një sektor që Qeveria i jep prioritet me ligjin e ri.

“Ligji i ri ka risi qasjen për të krijuar sa më shumë hapësira për investitorët dhe praktikisht heq një sërë barrierash për investimet në këtë sektor”, deklaroi kryeministri.

Rama përmendi investimet strategjike si dhe zonat ekonomike të lira, ku bizneseve do t’u ofrohet shërbimi përmes “One Stop Shop”.

Në fjalën e mbajtur në një ceremoni të Forumit të Investitorëve të Huaj në Shqipëri, të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, Rama u ndal edhe tek ndërtimi i TAP-it, që sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit do të gjenerojë rreth 1 miliard dollarë të ardhura në total.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A