Radhë për blerjet online, MF: S’ka taksë për blerjet e bëra para VKM-së

Pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për vendosjen e tarifës doganore mbi produktet që blihen online dhe që kushtojnë mbi 22 euro, një fluks i madh qytetarësh ndodhen në zyrën transit të Postës Shqiptare në Tiranë ku mund të kryejnë zhdoganimin.
Për të marrë një pako atyre ju duhet të presin në radhë për orë të tëra dhe orari zyrtar i përfaqësuesit të doganës është 9 me 11.
“Bërë të gjithë Shqipërinë ishte lënë në dispozicion një birucë në Kinostudio, ku jashtë saj mund të ishin rreth 50 persona nga e gjithë Shqipëria”, shprehet Estela Ujka, blogere.
Posta Shqiptare sqaron për Top Channel se qytetarët nuk do ta kenë më nevojën për t’u paraqitur pranë doganës dhe as në bankat e nivelit të dytë për të kryer pagesën.
“Për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, kryesisht atyre që vijnë në Tiranë nga rrethet, Posta Shqiptare do t’i japë atyre të kryejnë pagesën e detyrimit doganor edhe pranë zyrës postare në qytetin ku ata banojnë”, thotë Dritan Caka, këshilltar juridik pranë Postës Shqiptare.
Qytetaret ankohen se po detyrohen të paguajnë doganën edhe për porositë që kishin bërë para se të merrej vendimi i qeverisë.
Por Ministria e Financave sqaron se nuk ka pse paguhet dogane për blerjet e porositura para VKM-së.
“Ulja e këtij pragu është në një linje me vendet e BE-së dhe vendet e Europës Juglindore. Ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në datën 3 gusht. Të gjitha porositë e mbërritura deri në këtë datë, natyrisht që do t’i nënshtrohen kufirit të vjetër të taksimit.
”Top Channel”

Gjirofarm SH.A