QKR mundëson aplikimet online për disa shërbime

13 Janar 2015 – QKR mundëson për herë të parë aplikimin online për regjistrimin e biznesit për sherbimet e Regjistrimit fillestar, ndryshime në të dhënat e regjistruara dhe tërheqja e ekstrakteve të regjistrit tregtar. Nepermjet nje njoftimi zyrtar, QKR sqaron se tashmë  subjekti apo individi nuk paraqitet fizikisht pranë sporteleve të QKR-së për kryerjen e aplikimit, por mund ta realizojë atë nëpërmjet aplikimit online.

Aplikimi online në portalin www.e-albania.al, mund të kryhet nga çdo individ ose subjekt (i pajisur me NUIS/NIPT), të cilët duhet të regjistrohen fillimisht në portalin unik qeveritar e-albania. Regjistrimi në këtë portal, bëhet duke plotësuar respektivisht të dhënat e kërkuara në varësi të faktit nëse aplikimi do të kryhet nga një individ apo subjekt.

Gjirofarm SH.A