QKR: Biznesi i vogël përfshihet në dorëzimin e bilanceve financiare

24 Prill 2015 – Qendra Kombëtare e Regjistrimit njofton se bizneset e vogla dhe personat fizikë për herë të parë sivjet do të dorëzojnë deri në 31 Korrik bilancet vjetore dhe pasqyrat financiare, ndërsa sqaron se nuk do ndryshojë masa e tatimit për to.

Sipas njoftimit të QKR, mikrondërmarrjet me statusin e personit fizik, që në vitin fundit financiar realizojnë një qarkullim vjetor deri në 2 milionë lekë, do të mbajnë kontabilitetin e thjeshtuar, me regjistrim të njëfishtë, në baza monetare, proces që u kërkon bashkëpunimin me ekspertët financiarë për mbajtjen e bilancit.

Mikrondërmarrjet e tjera, pavarësisht nga forma juridike, duhet t’a mbajnë kontabilitetin sipas të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara.

Bilanci duhet të shoqërohet me dokumentin e  identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë biometrike) dhe me pasqyrat financiare vjetore (Bilanci) të skanuara në format PDF, të mbajtura sipas ligjit për kontabilitetin, thuhet në njoftimin e QKR.

Gjirofarm SH.A