Qeveria, marrëveshje me BERZH për 18 milionë euro

4 Shkurt 2015 – Ministria e Financave dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nënshkruan marrëveshjen e grantit 18 milionë euro që kjo bankë ka akorduar për ndërtimin e bypass-it të Vlorës.

“Është pjesa e fundit që kompleton të gjithë paketën 53 milionë euro për ndërtimin e 29 kilometrave rruge të kësaj nyje të rëndësishme”, tha ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

“Brenda Marsit fillon ndërtimi në terren dhe punimet do të zgjasin 30 muaj”, tha ministri i Transporteve, Emond Haxhinasto.

Përfaqësuesi i BERZH deklaroi se ndërtimi i kësaj nyje është një projekt i rëndësishëm me përfitime të mëdha për ekonominë.

“Ky seksion në Shqipëri është shumë i rëndësishëm pasi do të lidhë edhe rrugë të tjera të financuara nga Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim. Rëndësia e këtij projekti nuk është vetëm përmirësimi i cilësisë dhe i sigurisë së rrugëve në këtë zonë, por edhe në përfitimet e gjera ekonomike që ka ndërtimi i një rrjeti transporti modern dhe eficent’, thotë Holger Muent.

Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometër dhe kushton në total rreth 50 milionë euro.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A