1 Nëntor 2014 – Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit njofton një tjetër projekt për rivitalizimin e qyteteve urbane, e cila këtë herë ka të bëjë me qytetin e Burrelit. Sipas kesaj ministrie, qyteti i Burrelit se shpejti do të ketë një qendër të re çlodhjeje e argëtimi, për të gjitha grupmoshat. “Përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, në Burrel po implementohet projekti me vlerë 68 milionë lekë, i cili përfundon në muajin Mars të vitit 2015” Ben te ditur Ministria e Turizmit.
Ky projekt parashikon rehabilitimin e dy godinave ekzistuese, që do të përshtaten sipas funksioneve të reja; ndërtimin dhe sistemimin e ujrave të bardha dhe të zeza; ndërtimin e fushave sportive; sistemimin e sheshit brenda parkut dhe ndërtimin e murit rrethues të tij.
Aktualisht, në objekt po punohet me ndërtimin e fushave të lojrave, ambienteve çlodhëse për moshat e ndryshme, ndërtimin e bazamenteve për shinat e trenit, lulishteve etj. Rindërtimi i këtij parku në qendrën e qytetit do ti shërbejë një komuniteti prej 10. 000 banorësh.