Qeveria dorëzon projekt-buxhetin për vitin 2015

3 Nëntor 2014 – Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, ka dorëzuar sot projekt-buxhetin për vitin 2015. Në një deklaratë për mediat Felaj u shpreh se ky projekt-buxhet do të bëhet aktiv që në muajin Janar të vitit të ardhshëm.

“Buxheti i shtetit përfshin të gjitha shpenzimet e shtetit. Miratimi i tij brenda sesionit të vjeshtës do të thotë që ky buxhet të bëhet aktiv në fillim të muajit janar”, deklaroi ministrja.

Më tej ajo shpjegoi se në ditët në vijim do realizohet Konferenca e Kryetarëve ku do prezantohet ky projekt-buxhet.

Gjirofarm SH.A