Privatizimi i “Albpetrolit”

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknrui deklaroi se qeveria mund të rihedhë në privatizim kompaninë “Albpetrol”, por saktësoi se forma e shitjes do të jetë e ndryshme nga ajo që tentoi qeveria e mëparshme. “Nëse do shkohet tek privatizimi, kjo do të thotë se “Albpetrol” do të ketë të drejtat për liçencat, por jo me të drejta mbi blloqe të pashfrytëzuara që normalisht duhet t’i ketë shteti dhe do t’i japë me prokurim kompanive të interesuara”, deklaroi Gjiknuri. Zoti “Gjiknrui” i bëri këto deklarata gjatë analizës vjetore të Albpetrol. Administratori Endri Puka tha se kompania është keqmenaxhuar duke u përdorur për interesa politike. “Shoqëria ishte çorganizuar, personeli mbi normën dhe punonjësit nuk paraqiteshin në detyrë, duke fituar rroga abuzive. Gjithashtu ka pasur shkelje financiare prej 5 milionë e 600 mijë dollarë”, nënvizoi Puka. Ndërkohë, gjatë zhvillimit të mbledhjes, jashtë ambienteve të kompanisë mbi 140 puntorë, të mbetur pa punë pas problemeve me kompaninë “Fenix” kanë protestuar duke kërkuar zgjidhje. “Ne jemi 140 punonjës. I kanë urdhër administratorit të na sqarojë, por ai thotë se na ka sqaruar dhe s’jep asnjë sqarim me shkrim”, denoncon një punëtor. Pak muaj më parë “Albpetrol” largoi nga puna rreth 800 punonjës. Drejtuesit e rinj kanë premtuar ristrukturimin e kompanisë, e cila sipas tyre është përdorur për punësime elektorale, shpesh të jashtëligjshme.

Gjirofarm SH.A