Përmirësohen konsumi dhe investimet private në vend

25 Shtator 2014 – Në mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë është diskutuar dhe analizuar edhe situata e investimeve private dhe konsumit në vend. Sipas njoftimit zyrtarë këtij institucioni, ecuria më e mirë e kërkesës së brendshme private ka nxitur rritjen ekonomike në vend.

“Konsumi dhe investimet private vlerësohet të jenë rritur duke reflektuar përmirësimin e besimit të individëve dhe të bizneseve, kushtet më të mira të financimit në tregjet financiare dhe forcimin e bilanceve në ekonomi”, shpreh raporti zyrtar I Keshillit Mbikqyrës.

“Megjithatë, ecuria e konsumit dhe e investimeve private mbetet ende e brishtë, për sa kohë që ajo nuk mbështetet nga përmirësime të qëndrueshme në tregun e punës, nga një ecuri më e mirë e ekonomisë botërore dhe nga rritje solide e burimeve të financimit, duke përfshirë investimet e huaja direkte dhe kredinë e sistemit bankar”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A