OSHEE: Edhe një ditë afat për bizneset turistike debitore

9 Korrik 2015 – Ka mbetur vetëm një ditë afat për të gjithë bizneset konsumatorë të energjisë elektrike në zonat bregdetare, që figurojnë si debitorë për faturat e prapambetura të papaguara ndaj OSHEE-së. Brenda datës 10 korrik duhet të likujdojnë detyrimet, në të kundërt nuk do të furnizohen me energji elektrike.

Ndryshe nga bizneset, konsumatorët familjarë kanë afat deri më 15 korrik për të përfituar nga skema lehtësuese e pagesës së faturave të energjisë. “Pas kësaj date, nuk do të bëhet më asnjë tolerim”, shtuan burimet.

Pas inspektimeve në periudhën maj-qershor të këtij viti, OSHEE deklaroi se rreth 70% e bizneseve sezonale që operojnë në zonat turistike nuk kishin shlyer faturat e energjisë elektrike. Detyrimi i akumuluar është rreth 2 miliardë lekë.

Disa ditë më parë, OSHEE publikoi të dhënave për muajin qershor, ku arkëtimet arritën në vlerën 34.3 miliardë lekë, me 11.4 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e 2014-s, ndërsa humbjet në nivelin 32.3%, nga 40.3% që ishin në fund të qershorit të shkuar.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A