Nga 1 Janari rriten tarifat e pasaportave biometrike

6 Dhjetor 2014 – Nga data 1 Janar i vitit që vjen, do të rriten tarifat e pajisjeve me dokumenta biometrike në Shqipëri. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se në të gjitha zyrat e aplikimit Aleat në Shqipëri, Letërnjoftimi elektronik do të kushtojë 1 500 Lekë nga 1 200 Lekë që kushtonte më parë, Pasaporta biometrike do të kushtojë 7 500 Lekë nga 6 000 Lekë dhe Pasaporta me proceduarë të përshpejtuar do të kushtojë 18 000 Lekë nga 15 000 lekë.

Po kështu njoftohet rritja e tarifave edhe për aplikim në ambasada dhe konsullata shqiptare, të cilat për Letërnjoftim elektronik do te jënë:  Itali dhe Greqi 12 Euro,  SHBA 18 USD, Belgjikë 16 Euro, Mbretëria e Bashkuar 13 Paund, Zvicër 18 CHF

Për Pasaportë biometrike, tarifat do të jenë: Itali dhe Greqi 130 Euro, SHBA 240 USD, Belgjikë 170 Euro, Mbretëria e Bashkuar 144 Paund, Zvicër 204 CHF

Nëpërmjet këtij njoftimi të rëndësishëm, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se kuponët e rinj me tarifat e reja do të jenë në shitje nga 1 Janari i vitit 2015. Kuponët e mëparshëm do të përdoren deri në datën 30 Dhjetor 2014, pas kësaj date nuk janë më të vlefshëm.

Vendimi vjen në zbatim të përcaktimeve në kontratën koncesionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike”, e ratifikuar me ligjin nr. 9972, datë 28.07.2008, ndryshuar, zgjatur, përmirësuar dhe miratuar së fundmi me ligjin nr. 129/2013, date 15.05.2013.

Gjirofarm SH.A