Ministria e Kulturës, plani i manaxhimit të Buxhetit 2015

12 Nëntor 2014 – Në total 2700 monumente kulturore të cilat datojnë të regjistruara prej viteve 1980 do të kenë mundësi të zonifikohen dhe mbrohen nga buxheti i përcaktuar nga Ministria e Kulturës per vitin 2015. Buxheti në total i kësaj ministrie për vitin e ardhshëm është 1 miliard e 570 milionë lekë, dhe krahasuar me një vit më parë janë 1.5 milion lekë më shumë.

Ministrja e Kulturës,  Mirela Kumbaro, tha se tre janë prioritetet ku do të investohet në vitin 2015, në planifikim menaxhim, në trashëgiminë kulturore, si dhe në mbrojtjen dhe zhvillimin e artit dhe kulturës.

Një fond i posaçëm do të kalojë për qendrën muzeale “Marubi” në Shkodër, 35 milionë lekë për muzeu e ikonës në Korçë, investim për varrezat çame, si dhe për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, i cili do të mbahet në prill të 2015.

Pjesë e investimeve për vitit 2015 është edhe Piramida”, lidhur me të cilën ministrja Kumbaro theksoi se po bëhet një vlerësim teknik i saj, si dhe për të shfrytëzuar hapësirat për evenimente kulturore të ndryshme.

(Shqiptarja.com)

Gjirofarm SH.A