23 Shkurt 2015 – Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar rishikimin e dytë dhe të tretë të marrëveshjes së nënshkruar me FMN vitin e kaluar.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Financave, ku sipas së cilës ky miratim mundëson tërheqjen e menjëhershme të një shumë rreth 53 mln euro.
Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhej se vendimi i mësipërm ka ardhur si rezultat i angazhimit serioz të autoriteteve shqiptare për çuarjen përpara të reformave strukturore të rëndësishme në fusha si ajo taksave, e energjisë, e pensioneve dhe e shlyerjes së pagesave të prapambetura.
(Top Channel)