Ligji i ri i Tatimeve, Cani: Ja lehtësirat për bizneset

1 Dhjetor 2014 – I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, ku në fokus të diskutimit kanë qenë lehtësirat tatimore për bizneset, Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka mbrojtur ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas Canit, lehtësitë që ofrohen janë: Ulet afati i garancive bankare për sipërmarrësit dhe shkurtohet koha e apelimit në Tatime nga 90 në 60 ditë. Në rast të shmangies tre herë nga detyrimi, ndaj biznesit nis ndjekja penale. Gjithashtu, projektligji detyron gjykatat për publikimin e vendimeve. Ndërsa, rimbursimi i TVSH-së do të bëhet në bazë të analizës së riskut.

Ndërsa nismë tjetër që vihet në zbatim me ndryshimin e ligjit, është se Drejtoria e Apelimit, do të kalojë në varësi të Ministrisë së Financave në tërësi dhe jo si drejtori.

(BalkanWeb)

Gjirofarm SH.A