Lehtësia për pagimin e taksave, Shqipëria 15 vende më lart se vjet

22 Nëntor 2014 – Publikohet raporti “Paying Taxes 2015” që e rendit Shqipërinë në vendin e 131 për lehtësinë e të paguarit të taksave. Raporti merr në analizë 189 vende, duke i renditur sipas lehtësisë që secili prej tyre ka për pagimin e taksave.

Ky raport është hartuar nga Banka Botërore, IFC dhe PwC. Në analizë janë 189 vende, ndërsa krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka bërë përmirësime, duke u ngritur me 15 vende.

Shqipëria në rajon lë pas vetëm Serbinë, pasi vende si Kosova, Maqedonia, Greqia, Kroacia e Bullgaria ofrojnë më shumë lehtësira për të paguar taksat.

Maqedonia renditet në vendin e 7-të, Kroacia e 36, Greqia në vendin 59, Kosova e 63-ta, Bullgaria e 89-ta, Mali i Zi në vendin e 98 dhe Serbia e 165-ta.

Në renditje, Gjermania zë vendin e 68-të, Italia renditet e 141-të, Franca e 95-ta, Kanadaja e 9-ta, Belgjika e 81-ta.

Sa iu përket taksave totale që paguhen në Shqipëri, ato përbëjnë 30.7 përqind të të ardhurave, në Kosovë 15.3 % ndërsa në Maqedoni 7.4 %. Kjo e fundit, është vendi i parë për lehtësinë e taksave duke u klasifikuar në vend të 7-të, Kosova në vend të 63-të, Mali i Zi në vend të 98-të, Serbia ne vend të I65-të dhe Greqia në vend të 59-të. Ndërsa sa i përket vendeve në të gjithë botës, Katari dhe Emiratet e Bashkuara janë klasifikuar në vend të parë për lehtësinë e pagesës së taksave. Por vende me standarte të larta jetese, si Italia dhe Franca nuk rezultojnë edhe aq favorizuese për këto lehtësira, pasi Italia është renditur në vend 141-të dhe Franca në vend të 95-të.

(BalkanWeb)

Gjirofarm SH.A