Legalizimet, shtyhet në 31 Janar afati i vetëdeklarimeve

26 Dhjetor 2014 – Afati i vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje zgjatet deri më 31 Janar 2015. Vendimin e ALUIZNI-t e ka bërë të ditur para medias, vetë Drejtori i Përgjithshëm, Artan Lame.

Lame shpjegoi se arsyeja kryesore për të cilën afati zgjatet edhe një muaj janë emigrantët, të cilët po kthehen në atdhe dhe duhet që t’iu jepet koha e duhur për të realizuar procedurat e për të mos i lënë në radha pikërisht ditët e festave.

Drejtori i Përgjithshem i ALUIZNI-t deklaroi se ditët e fundit janë kthyer në atdhe në mënyrë masive mijëra emigrantë, një pjesë e të cilëve kanë problem me legalizimin. Nëpërmjet shtyrjes së këtij afati deri në 31 Janar, u jepet mundësi atyre që qetësisht të bëhen pjesë e kësaj reforme.

“Dua të informoj emigrantët dhe familjarët e tyre këtu, se ALUIZNI është duke hartuar një program për mundësimin e kryerjes së procedurave të vetëdeklarimit dhe të disa procedurave të tjera të legalizimit, direkt përmes konsullatave shqiptare në vendet kryesore të qëndrimit të tyre”, sqaroi më tej Lame.

Gjithashtu Artan Lame sqaroi se shtyrja e afatit do të ulte presionin mbi sportelet tona, duke krijuar më tepër mundësi për një shërbim më cilësor qytetarët.

Gjirofarm SH.A