Legalizimet, hapet zyra e re e ALUIZNI-t në Shijak

24 Nëntor 2014 – Në qytetin e Shijakut është hapur një zyre e re e ALUIZNI-t e cila do ti vijë në ndihmë tre bashkive dhe katër komunave, përkatësisht: Bashkia Manzë, Shijak, Sukth si dhe Komuna Maminas, Gjepalaj, Xhafzotaj, Rashbull dhe Katund i Ri.

Të pranishëm në inagurim ishin Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, deputeti i Qarkut Durrës Gentian Bejko dhe përfaqësues të pushteti vendor.

“Kjo zyrë do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit dhe proceduarve të legalizimit për qindra banorë, do të mundësojë trajtimin më të shpejtë të dosjeve të legalizimit, duke i shërbyer dhe qëndruar më pranë qytetarëve” theksoi ministrja Gjermeni.

Ndërsa Drejtori i  Përgjithshëm i ALUIZNIT, Artan  Lame kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për ta çuar deri në fund këtë proces të rëndësishëm, ndërsa kujtoi se afati i vetdeklarimit do të përfundojë më 31 Dhjetor 2014.

Gjirofarm SH.A