Kuvendi miraton projektligjin për industrinë minerare

9 Tetor 2014 – Kuvendi i Shqiperisë ka miratuar sot Projektligjin “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”. Sipas Ministrit te Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ky ligj do ti japë fund mbivendosjes së lejeve minerare. Gjatë prezantimit të këtij projektligji në Kuvend, ministri Gjiknuri shprehu se për shumë vite puna në miniera kryehej jashtë rregullave dhe standardeve të sigurisë. Ai theksoi se një tjetër problem ishte shkalla e ulët e përpunimit të minerareve.

“Prioriteti ynë i parë ishte siguria në punë. Ne ndërmorëm kontroll në të gjithë sektorët minerar. Kontrolluan zbatueshmërinë e rregullave në punë. Investuam për të rritur prodhimin e bakrit. Do shtohen vendet e punës dhe do rritet prodhimi i kromit për vitet në vijim”- u shpreh Gjiknuri ne fjalen e tij ne Kuvend.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me projektligjin e ri, minierat do te shënojne një kthesë dhe shkëputje nga e shkuara. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit Rama theksoi se tashmë ky sektor po futet në binarët që sigurojnë progres.

Ky projektligj u miratua sot vetëm me votat e shumicës qeverisëse.

(BalkanWeb)

Gjirofarm SH.A