Kufiri për blerjet online, MF: Si gjithë vendet e BE

Ministria e Financave thotë se vendimi për të ulur kufirin e tatimin e mallrave që blihen në internet është në përputhje me rregullat e BE-së.
“Ndryshimi është bërë në përputhje dhe në përshtatje me rregullat e BE-së, në respektim të rregullave të konkurrueshmërisë në tregun rajonal, europian, por edhe në tregun e brendshëm”, deklaron MF.
Ulja u bë me 7 herë dhe tashmë taksohen të gjitha blerjet online që kushtojnë më shumë se 22 euro. Në këtë nivel taksojnë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, por edhe Kosova dhe Maqedonia në rajon.
MF sqaron edhe procedurat që ndiqen në vijim nga bashkëpunimi mes Drejtorisë së Doganave dhe Postës Shqiptare. Kështu, Posta Shqiptare do t’u mundësojë qytetarëve plotësimin e deklaratës doganore elektronikisht dhe arkëtimin e detyrimit doganor. Qytetarët mund ta kryejnë procedurën e zhdoganimit, pagesën dhe tërheqjen e objekteve postare pranë zyrave postare në qytetet ku ata banojnë.

“Top Channel”

Gjirofarm SH.A