Kreditimi në bujqësi, Qeveria, fond garancie për bankat

23 Prill 2015 – Për të rritur kreditimin në sektorin bujqësor, Qeveria do të vendosë një pjesë të fondeve shtetërore në dispozicion të bankave, si fond garancie.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se kjo do të bëjë të mundur rritjen e sipërfaqeve me serra, që do të mbështeten drejtpërdrejt nga shteti në masën 60%, duke katërfishuar apo pesëfishuar prodhimin bujqësor.

“Kemi vendosur që një pjesë e fondeve shtetërore të vihen edhe si fonde të garancisë në dispozicion të bankave, në mënyrë që ato të injektojnë shumë më tepër para nga ç’mund të injektojmë ne me fondet e buxhetit të shtetit. Për një njësi monetare, që ne vendosim si fonde garancie, arrijmë të gjenerojmë 4 herë apo 5 herë më tepër fonde në dispozicion të fermerëve. Në këtë mënyrë, ne mund të bëjmë të mundur rritjen e sipërfaqeve me serra”, u shpreh ministri Edmond Panariti gjatë konferencës “Mbështesim risitë në agrobiznes”.

Ndersa ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani u shpreh se, krahas mbështetjes financiare, Italia është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj në drejtim të formimit profesional dhe përmirësimit të teknologjisë dhe inovacionit në sektorin bujqësor.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A