Komisioni i Ekonomisë: Të falen gjobat e bizneseve

4 Qershor 2015 – Komisioni i Ekonomisë do të kërkojë ndryshimin e draftit që fal gjobat e bizneseve, të cilët nuk kanë deklaruar dhe paguar në afat kontributet për punonjësit.

Në variantin e përgatitur nga qeveria parashikohet që këto gjoba të falen në masën 80%, por komisioni do t’i kërkojë Parlamentit në seancën plenare që gjobat të falen në masën 100%.

Sipas Ministrisë së Financave dhe asaj të Mirëqënies Sociale, si dy nismëtare të draftit, nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 30 mijë biznese, të cilëve u falen në total 3 miliardë lekë.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A