Kërkohet rritja e çmimit të energjisë

26 Shtator 2014 – Tre kompanitë publike të sektorit energjetik KESH, OST dhe Operatori i Shpërndarjes kanë nisur zyrtarisht procesin për rishikimin e çmimeve të energjisë. Burime nga Enti Rregullator konfirmuan për Top Channel, se pranë këtij institucioni ka mbërritur kërkesa e të paktën një prej kompanive për rritjen e çmimit, ndërkohë që janë në proces hartimi kërkesat e dy kompanive të tjera.

Në bazë të ligjit, tre kompanitë publike që përbëjnë sistemin energjetik, duhet që brenda muajit shtator të çdo viti të dorëzojnë pranë Entit kërkesat për tarifat e reja të energjisë, që aplikohen vitin e ardhshëm. Në të shkuarën kërkesat e tyre kanë qënë në pjesën dërrmuese te rasteve për rritje të cmimeve dhe kjo pritet që të ndodhë edhe këtë vit.

Aktualisht çmimi mesatar i energjise elektrike ne Shqiperi eshte 9.53 leke per kilovat, por ndermjet kategorive te ndryshme te konsumatoreve tarifat nuk jane te njejta.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A