Investohen 3 projekte infrastrukturore për qytetin e Korçës

18 Tetor 2014 – Qeveria Shqiptare përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, po financon tre projekte të mëdha infrastrukturore në qytetin e Korçës. Më konktetisht, po punohet  për të ndryshuar pamjen e parkut “Rinia”,  pazarit dhe sheshit para teatrit të qytetit. Njoftimi është bërë i ditur nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, e cili shpjegon me poshtë tre projektet:

Rikonstruksioni i  parkut “Rinia”, me një vlerë prej  279,950,272 lekë konsiston në rimodelimin e parkut kryesor të qytetit dhe të zonave në funksion të tij, në shërbim të aktiviteteve social-kulturore. Aktualisht, janë kryer një pjesë e mirë e punimeve,  që priten të përfundojnë në  fund të vitit. Projekti parashikon prishjen e shtresave ekzistuese të rrugicave, shëtitores, shesheve  dhe ndërtimin e shtresave me gurë karakteristikë; ndërtimin e  një korsie për biçikleta, të korsisë së vrapimit, të shesheve me shtresë me gurë dhe vendosjen e trungjeve të drurit; ndërtim të këndit sportiv dhe vendosje të veglave gjimnastikore; të këndit të lojërave për fëmijë; rehabilitimin e rezervuarëve të ujit; punime për mbjellje drurësh dekorativë dhe bar;  rikonstruksionin  e tualeteve dhe shtesa në brendësi të parkut; rikonstruksionin e ndriçimit dhe vendosje stolash. Rimodelimi i shesheve urbane përgjatë parkut dhe përfshirja e një amfiteatri të hapur do të ndikojnë në rigjallërimin edhe të jetës artistike dhe tërheqjen e  rreth 50.000 turistëve çdo vit .

Rikonstruksioni dhe rivitalizimi i Pazarit të Vjetër të Korçës, me një vlerë prej 260,131,065 lekësh, konsiston në ndërhyrje restauruese për 33 blloqe dyqanesh, me sipërfaqe 7 000 m2 . Aty  parashikohet kryerja e punimeve për restaurimin e fasadave, elementeve të drurit, elementeve metalike, punimeve përforcuese dhe strukturale, që konsistojnë në restaurimin  e elementeve konstruktive të dyqaneve si dhe ato të ndërkateve. Duke konservuar vlera  të tilla, rikonstruksioni i plotë i Pazarit do të sjellë prurje vizitorësh dhe turistësh vendas dhe të huaj në qytet.

Rikonstruksioni i sheshit të teatrit “Andon Z. Cajupi” kap vlerën e 241,914,630 lekëve. Projekti parashikon rikonstruksionin e fasadave dhe unifikimin e kateve përdhe të pallateve, duke i trajtuar me elemente bashkëkohore dhe përmirësues të gjendjes aktuale të tyre, rrugëve dhe hapësirave të gjelbra. Në katet e tjera të objekteve po ndërhyet kryesisht me lyerje, riparime në suva dhe rifinitura. Është parashikuar dhe vendosja e kornizave dekorative.  Rikonstruksioni i sheshit do t”i shërbejë një komuniteti prej 85.000 banorësh. Nëpërmjet rikonstruksionit të tij qytetarët e Korçët  do të kënë më shumë lehtësi në qarkullim si dhe  më shumë ambjente argëtuese dhe çlodhëse.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Turizmit, këto investime që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në rritjen e numrit të turistëve  dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.

Gjirofarm SH.A