INSTAT publikon Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin Shtator

8 Tetor 2014 – Instituti I Statistikave ne Shqiperi ka publikuar te dhenat per Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin Shtator . Sipas ketij publikimi në muajin Shtator 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 përqind.  Rritja vjetore në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,83 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,43 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit “Transport” dhe “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar respektivisht me +0,09 dhe +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me – 0,20 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Grupi “Veshje dhe këpucë” ka kontribuar me – 0,10 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Shtator 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 8,7 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,8 %. Brenda këtij grupi krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11,7 %. Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1 %. Në këtë grup çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” janë rritur me 20,1 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 2,2 %, nëngrupi “qumësht, djathë e vezë” me 1,7 %, etj. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 7,0 %, pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 3,8 %, “kafe, çaj e kakao” me 3,3 %, etj. Grupi “Hotele, kafene dhe restorante” u rrit me 1,8 %, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 5,7 % pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 1,9 %, “Komunikimi” me 0,3 %, etj.

Ndryshimi mujor i indeksit është 0,3 %. Krahasuar me muajin Gusht 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe Kulturë” me 0,8 % pasuar nga grupi “Veshje dhe Këpucë” me 0,6 %, “Komunikim” me 0,6 % dhe “Ushqime dhe pije joalkolike” me 0,5 %. Ulja mujore më e madhe vërehet në grupin “Transport” me 0,2 %.

(INSTAT)

Gjirofarm SH.A