INSTAT: Në Shtator defiçiti tregtar arriti në 26 mld lekë

28 Tetor 2014 – Defiçiti tregtar i muajit Shtator është 26 miliard lekë, duke shënuar një rënie me 0.1 % në krahasim me një muaj më parë dhe duke pësuar një rritje me 25.2 % krahasuar me Shtatorin e vitit 2013.

Sipas njoftimit zyrtar të Institutit të Statistikave në Shqipëri, në muajin Shtator eksportet e mallrave arritën vlerën 21 mld lekë, duke u ulur me 0,4 % në krahasim me Shtatorin e nje viti me pare dhe duke u rritur me 14,5 % në krahasim me muajin Gusht te ketij viti. Rënie më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 34,5 % dhe “Lëkurët dhe artikujt prej tyre” me 7,7 %. Rritje më të madhe vjetore patën  eksportet e grupeve “Tekstile dhe këpucë” me 27,5 % dhe “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 25,3 %.

INSTAT raporton se në muajin Shtator 2014 importet e mallrave arritën vlerën 47 mld lekë, duke u rritur me 12,2 % në krahasim me Shtator 2013 dhe me 6,0 % në krahasim me Gusht 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në importet e grupeve: “Tekstile dhe këpucë” me 28,0 %, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 25,8 % dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 23,4 %. Rënie më të madhe vjetore pati në importet e grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4,7 %.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 64,8 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (36,8 %), Greqia (7,2 %), Turqia (7.2 %) dhe Kina (6,1 %).

(INSTAT)

Gjirofarm SH.A