INSTAT: Në Shkurt Indeksi i çmimeve arriti në 2.3%

10 Mars 2015 – INSTAT njoftoi se në muajin Shkurt 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2.3%, pas një periudhe të gjatë që rritja e çmimeve ka qendruar nën kuotën minimale, të preferuar nga Banka e Shqipërisë, prej 2 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.9 %.

Krahasuar me muajin Shkurt 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 10.2%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 6.3%, grupi “Komunikimi” me 3.7%, etj.

Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 4.8 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “Zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 17.1%, pasuar nga nëngrupi “Fruta” me 11.4%, “Qumësht, djathë e vezë” me 3%, etj. Çmimet e nëngrupit “Vajra dhe yndyrna” u ulën me 3.5%, pasuar nga nëngrupi “Kafe, çaj e kakao” me 2.3%, etj.

Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 4.5 %, pasuar nga grupi “Transporti” me 3.3 %.

Por, krahasuar me muajin Janar 2014 çmimi i eurodiezelit u rrit me 3.4% dhe çmimi i benzinës u rrit me 1.9%.

(Shqiptarja.com)

Gjirofarm SH.A