INSTAT, Filipi: Tremujori i dytë me rritje të punësimit

11 Shtator 2015 – Tremujori i dytë i 2015 ka shënuar rritje të punësimit, bën të ditur kreu i INSTAT, Gjergji Filipi. Sipas tij, në terma vjetore punësimi është rritur me 3.7 për qind për moshën 15 vjeç e lart.

Filipi bëri të ditur se ka rritje të punësimit në sektorin privat, ndërsa ka ndryshim të strukturës së punësimit në aktivitetet ekonomike. Në shifra, Filipi tha se shkalla e papunësisë për femrat është rritur me 2.5 për qind, ndërsa për meshkujt ka një rënie prej 2.3 për qind.

Rritja më e madhe vjen nga sektori i industrisë përpunuese me 15.7%, nga ndërtimi me 15.4 %, shërbimet jo të tregut me 5.4 % dhe shërbimet e tregut me 5.1%.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A