Industria minerare, Gjiknuri fton sipërmarrësit

18 Janar 2016 – Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka zhvilluar paraditen e kësaj të hëne një takim me sipërmarrës të ndryshëm, me qëllim nxitjen e zhvillimit të industrisë minerare.

Në fjalën e tij para të pranishëmve, Gjiknuri ka vënë në dukje se kapacitetet e kësaj industrie në vendin tonë janë intensifikuar dhe duhet të ndryshim cilësor për të ecur më tej.

“Industria minerare po punon me kapacitete të plota dhe synimi ynë është të bisedojmë me ju pasi po ndërmarrim disa nisma. Ka ardhur momenti për një impuls për ta bërë këtë industri me cilësi më të mirë”, ka thënë Gjiknuri.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A