Gjiknuri fton investitorët indianë në Shqipëri

22 Janar 2015 – Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ftoi biznesin Indian për të investuar në Shqipëri. Në takimin që ministri pati në Neë Delhi me Ministrin e Energjisë dhe Naftës së Indisë Shri Dhermenadra dhe nga Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme, General V.K. Singh, ministri Gjiknuri vuri theksin në kushtet dhe potencialet që ofron Shqipëria për investime në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë thuhet se ministrat diskutuan për format e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën ekonomike, mundësitë e shumta që ofron Shqipëria për të patur një prezencë të investimeve indiane dhe skemat e mundshme për financimin e projekteve nga India.

Gjatë vizitës, Ministri Gjiknuri pati dhe një diskutim me përfaqësuesit e Dhomës së Bashkuar të Bizneseve të Indisë ASSOCHAM, ku morën pjesë kompani ndër më të rëndësishmet në fushën e energjisë e industrisë. Gjithashtu Gjiknuri pati takime edhe me përfaqësues të shoqërive të njohura në fushën e energjisë dhe naftës, siç është “Tata Poëer” dhe kompania shtetërore e naftës ONGC.

Në këto takime ministri pati rastin të njihej me arritjet e Indisë në fushën elektroenergjetike, sidomos eksperiencën indiane në uljen e humbjeve në rrjet. Një ulje e ardhur si kombinim i masave shtetërore, manaxheriale dhe investime çka ka sjellë një rezultat domethënës.

India përfaqëson sot një nga fuqitë ekonomike botërore me rritjen më të madhe ekonomike dhe me ekspansion të madh në investime të fushës së industrisë dhe energjisë.

Gjirofarm SH.A