Fondi IPA për Shqipërinë, 1.5 mln Euro për INSTAT

29 Nëntor 2014 – Rreth 1.5 milionë Euro nga shuma totale prej 17.8 milionë Euro që Shqipëria përfitoi nga fondi IPA të BE, do ti akordohen në formë granti Institutit të Statistikave në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga INSTAT  e cila sqaron se kjo shumë do të shërbejë për përmirësimin e mëtejshëm të Sistemit Statiskor Kombëtar dhe përbëhet nga 4 komponentë kryesorë: krijimi i një Databazë të centralizuar të shumë burimeve statistikore, përmirësimi metodologjik i statistikave të tregut të punës, statistikat e bujqësisë dhe mjedisit, përmirësimi i diseminimit të informacionit statistikor në përputhje me standardet europiane.

Një ditë më parë INSTAT dhe qeveria suedeze nënshkroi një marrëveshje prej 2,8 milionë euro e cila do të ndihmojë Institutin e Statistikave të Shqipërisë përmes, Agjencisë Kombëtare Suedeze të Statistikave me një program asistence i cili do të mundësojë përmirësimin e treguesve statistikorë ekzistues si dhe hartimin e treguesve të rinj statistikorë në përputhje me standardet statistikore të Bashkimit Europian.

Kjo është marrëveshja e dytë e nënshkruar brenda pak ditëve në ndihmë të INSTAT e cila do të përmirësojnë ndjeshëm produktet statistikore duke i pasuruar me tregues të rinj, me metodologji të standardeve europiane si dhe transparencë të plotë ndaj publikut.

Gjirofarm SH.A