FMN ul pritshmërinë për rritjen e ekonomisë globale

21 Janar 2015 – Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimin e tij për rritjen ekonomike globale për këtë vit dhe vitin e ardhshëm duke u bërë thirrje qeverive dhe bankave qendrore të ndjekin politikat e duhura monetare dhe reformat strukturore për rritje ekonomike. Rritja ekonomike është projektuar 3.5% për 2015-ën dhe 3.75 për vitin 2016.

Kryeekonomisti i FMN, Oliver Blanchard shpjegoi se “Faktorë të rinj që mbështesin këtë janë çmimi i ulët i naftës por edhe zhvlerësimi i EURO-s dhe Jeni-t, të cilat janë kompensuar nga forcat e vazhdueshme negative duke përfshirë krizat e trashëguara dhe rritjen më të ulët të mundshme nga shumë vende”.

Situata më shqetësuese paraqitet për eurozonën ku FMN pret një rritje prej 1.2 % për këtë vit dhe 1.4 për 2016-ën. Në kundërshtim me ekonomitë e zymta të vendeve europiane, ajo e SHBA-ve ka shkëlqyer këtë vit. Raporti i FMN-së është përgjithësisht në përputhje me kritikat e shefes Christine Legarde javën e kaluar.

(Shqiptarja.com

Gjirofarm SH.A