Firmoset projekti për zhvillimin turistik të Skraparit

24 Nëntor 2014 – Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit firmosi projektin “Pergatitja e paketës turistike multifunksionale për promovimin e vlerave dhe produkteve lokale të zones së Skraparit”.   Projekti me vlerë 75 milionë lekë synon ta kthejë këtë zonë në një destinacion të denjë për turistët vendas dhe të huaj.

Ky projekt është inicuar nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim dhe do të realizohet fal partneritetit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Bashkisë Çorovodë, Komunave Bogovë, Çepan dhe Qendër Skrapar, Cesvi dhe Sangr’aventino.

Në ceremoninë e firmosjes morën pjesë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, Ministri i Bujqësisë  Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe Kryetari i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Projekti i cili do të zhvillohet në harkun kohor të dy viteve ka katër komponentë kryesorë të ndarë në: ndërhyrje infrastrukturore, trajnime për rritjen e cilësisë së shërbimit, promovim i ofertës turistike dhe valorizimi i produkteve të zonës me qëllim zhvillimin e një produkti turistik të integruar.

Përfituesit e projektit janë gratë dhe të rinjtë e zonës dhe përvoja italiane për zhvillimin e turizmit do të jetë një vlerë e shtuar.

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta shprehu bindjen se me mbështetjen e  duhur do të nxirren në pah vlerat turistike që ka zona e Skraparit. Ndërsa ambasadori italian Massimo Gaiani deklaroi se ky projekt do rivlerësojë bukuritë natyrore dhe produktet e kësaj zone.

Gjirofarm SH.A